Paraqiten mospajtimet e para një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion në Preshevë

Mbrëmjen e të ejtes, më 18.07.2024, me ndërmjetësimin e Kurtit është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje në Komunën e Preshevës mes PVD-së dhe PDSH-së.


Sipas marrëveshjes së nënshkruar PVD do të udhëheqë me ekzekutivin në mandat të plotë, derisa PDSH do të udhëheqë me legjislativin.

Përveç PVD-së dhe PDSH-së, si palë nënshkruese të marrëveshjes, në qeverisjen e Preshevës pjesëmarrëse do të jetë edhe Aleanca për Luginën, të cilës PVD do të i delegojë funksione nga resoret e saja, që iu kanë nda me marrëveshje.

PreshevaPRESS mëson se vetëm një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje në Preshevë, janë paraqitur mosmarrëveshjet e para mes partnerëve.

PVD nga resoret që i kanë takuar me marrëveshje ka deleguar Aleancës për Luginën pozitën e zëvendës kryetarit të Kuvendit, udhëheqësin e Zyrës lokale për zhvillim ekonomik si dhe një anëtar në Këshillin Komunal.

Ky veprim ka sjellë deri te mosmarrëveshjevet e para mes partnerëve të koalicionit, pasiqë PDSH refuzon të votojnë për emrat e personave që përfaqësojnë Aleancën për Luginën, me arsyetimin se nuk janë partnerë nënshkrues të marrëveshjes për bashkëqeverisje në Preshevë.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 2 qershor, PVD në këtë përbërje të Kuvendit përfaqësohet me 11 këshillëtar, PDSH me 9, dhe Aleanca për Luginën me 3.

Mbetet të shihet deri nesër nëse këto mosmarrëveshje do të zgjidhen, ose në të kundërtën do të ndërpritet votimi në momentin kur arrihet tek pika e rendit të ditës që ka të bëjë me zgjedhjen e zëvendës kryetarit të Kuvendit të Komunës së Preshevës, e që sipas burimeve të PreshevaPRESS, do të propozohet themulesi dhe udhëheqësi i AL, Ilir Sadriu, për të cilin PDSH është deklaruar se nuk do të votojë.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”