Pesëmbëdhjetë prilli i vitit 2020 solli personin e parë të infektuar nga virusi korona në komunën e Preshevës.
Çka do të ndodhte më tej dhe si do të tejkalohej kjo situatë ishte një pikëpyetje e madhe jo vetëm për vet qytetarët por edhe për institucionet kompetente kryesisht, për mjekët të cilët si në gjithë botën sihin në mëndyshje rreth kësaj të panjohure e cila shfaroste popullin pa plumba , anipse ishte një luftë e tmerrshme që vazhdon edhe sot me një përmasë më të ulët.
Pas konfirmimit të parë u organizua një ekip mjekësorë I cili do të monitoronte situatën me pacientët të cilët nisën me infeksionin helmues.Ishte herët për ta mendu fundin e kësaj amullie që po kapërdinte gjithë botën, por gjithsesi puna duheshte të fillojë .Sa do të arrinin rezultat as vet mjekët nuk dinin, pasiqë personat e prekur ishin të kategorive të ndryshme dhe secili nxirrte një të panjohur nga plogështia që kishte kapluar. 50 pacientë në ditë që kërkonin ndihën e nevojshme nga stafi mjekësorë, numër ky që korespodonte mjaftueshëm me popullsinë e këtij vendi.Si shef I Kovid Qendrës u shpall Flakron Sabedini , mjek profesionist I punës por edhe I kujdesshëm ndaj fjalëve që do të zgjidhte për tu thënë pacientëve, dukë e ditur se kjo situatë për të komunikuar drejtpërdrejtë do tu sillte një traum të madhe të prekurve.
‘’Covid19 ka filluar përafërsisht ka një vitë e gjysmë , në fillim tre muajt e pare kemi pas raste shumë të pakta most ë themi edhe fare edhe rastet më të shpeshta kanë qenë pacient të cilët kanë kërkuar informacion për kalime në kfinjë dhe për qështje administrative dhe kjo ka zgjatë afërsisht dy muaj deri tre muaj , pastaj ka filluar një paraqitje shumë e madhe krahasimore me muajt e më parshëm ku ka filluar edhe ato realisht simptoma , shenja dhe problemet tek pacientët për të cilët edhe ne kemi pasur informacion të studimeve shkencore mirëpo edhe në bazë të ecurive që I kanë pa shtetet e tjera përshmbull një prej tyre Kina mirëpo edhe Japonia , ku shkencëtarët Japonez vetëm se patën konstatuar shkencërisht do të ketë problem të mëdha me rrugët e poshtme të frymmarrjes , komplikime, ndezje, infeksione të cilat mund të bien edhe deri tek problemet e caktuara të pacienteët tanë , mirëpo edhe trashja e gjakut që më vonë ka qenë e dukshme gjatë punës tonë klinike . Realisht ka qenë një sfidë e madhe edhe për neve , frika ka ekzistu për veten tonë mirëpo më tepër edhe për familjet tona të cilët kanë qenë të takuar vazhdimisht përshkak të pranisë tonë , mirëpo njëkohësishtedhe sfidë e madhe ka qenë edhe rregullimi , organizimi , mirëpo edhe numri I stafit I cili do të merret me tratimin , mjekimin dhe përcjelljen e këtyre rasteve dhe në kuadër të qendrës Covid e cila ka qenë një qendër që është hapur rreshtazi diqka e re dhe ka pas përgjegjësi të mëdha ‘’ rrëfen për PreshevaPRESS, Flakron Sabedini, shef i CovidAmbulancës në Preshevë.
Koha kalonte dhe njerëzit nga frika e madhe që kishin nisën të imunizoheshin, distanca ,maskat dhe moskomunikimi nisën të bëhen përditshmëri. Edhe pse me problem të shumta, edhe psikologjike edhe dermatologjike, qytetarët ngadal e morën veten. Maskat sollën shumë problem në lëkurë, pasiqë bartja e të njejtave ishte e domosdoshme në cdo situatë, ndërsa pjesa psikologjike u rëndua nga njerëzit duke e menduar se cfarë sot do të ndodhte me ta.
Mes shumë diskutimeve nga vendet e zhvilluara se cila nga to do të niste prodhimin e një vakcine që do të ishte immune për ta kapërcyer këtë situatë , mëndyshjet e qytetarëve për ta mar të njejtën sa vinin e shtoheshin. Cfarë përmbajtje do të ket, pse duhet të mirret dhe cfarë do të sjellë kjo vakcinë ishin pyetjet që secili I bënte vetes. Gjithsesi jo një por disa shtete nisën shitjen e vakcinave që prodhonin vet meqëllim të kapërcyerjes së gjendjes së mjerueshme e cila kishte kapluar gjithë botën. Njëashtu dhe Presheva u bë pjesë e vaksinimit. An ipse me dyshime dhe të panjohura, qytetarët ishin pro vaksinimit dhe lirimit nga masat që na e zunë frymën me muaj të tëra. Në një periudhë shumë të shkrutër kohore nga fillimi , Presheva u rendit në vendin e pestë përnga vaksinimi I popullsisë në shtetin e Sërbisë.
‘’Ne si punkt i vaksinimit jemi shpallur punkti më I suksesshëm, në pjesën jugore të Sërbisë. Meqë kemi dhën numër të madh të vaksinave, nuk ka pasur për fat të mirë, efekte anësore te pacientët, deri tani jemi të kënaqur. Asnjë dozë të humbur deri sot, nuk e kemi. Për atë dhe jemi shpërbly si ekip I vaksinimit, jemi ndër pesë punktet më të suksesshme në nivel të Sërbisë. Cka do të thot. Që përqindja e vaksinimit të popullatës është në një nivel më të lartë në krahasim me shumë pjesë tjera sërbisë. Përqindja e vaksinimit të popullatës është në një nivel më të lartë në krahasim me shumë pjesë tjera sërbisë.’’ tregon për PreshevaPRESS, shefi i stacionit të vaksinimit në Preshevë, Ylber Veliu.
Fajzer u bë vaksina më e kërkuar në Preshevë rreth 9500 qytetarë Preshevarë u vaksinuan nga e njejta ndërsa pjesa tjetër e qytetarëve kishin mar sinopfarm. Thuajse 70-80 përqindëshi I qytetarëve të moshuar nga 65 vjet ishin furnizuar me imunitet artificial kurse moshat e reja përbënin 40-50 përqindshin e të vaksinuarve. Edhe pse vendet e BE – kanë nisur vaksinimin edhe tek adoleshentët, kryesisht fëmijëve nga mosha 12 vjecare , Sërbia pritet të njejtën ta realizojë pas një periudhe të shkurtër.Vnedimin fëmijët duhet ta sjellin në bashkëpunim me prindërit e tyre, ndërsa konsulta duhet të jet e domosdoshme me pediatrin amë.
Në botë dhe rajon ka filluar hapja ose lehtësimi I masave që qytetarët kanë bartur deri tani, kurse drejtori I shtëpisë së shëndetit Boban Spasiç tha se këtu duhet të vëhet një kujdes I veçantë duke mos injoruar totalisht të gjitha rregullat që kanë vlejtur deri tani. Edhe pse Presheva rezulton me zero pozitiv të infektuar tash e 8 ditë, numri I përgjithshëm I të vasinuarve që kalon 16.000 qytetarë sipas drejtorit mund të jet pika kryesore e zbutjes së gjendjes në këtë rajon.
Virusi Korona vazhdon të jet me një jehonë më të vogël I pranishëm në mesin tonë, edhe pse bota po planifikon hapjen graduale të masave, kujdesi nuk duhet të mungojë.