PANDEMIA LË PASOJA TË DUKSHME NË BUJQËSI

Nëse gjendja me pandeminë vazhdon të jet e dukshme, qytetarët e Preshevës  rrezikohen të ngelen të urritur.


Bujqësia po shënon një rrënje të madhe në rendimente kjo pasi njerëzit kanë qenë të kufizuar për të kryer obligimet e tyre gjatë kohës së izolimit, kështu deklaroi për preshevapress agronomi,  Qenan Daliu. Ai shtoi se tregjet janë të mbushura me produkte të cilat nuk kanë certifikim konkret mbi trajtimin e gjërave me të cilat ushqehemi çdo ditë, dhe si pasojë të metat që mund të na dalin më vonë mund të jenë shumë të rrezikshme.

”Rendimentet janë të pamjaftushme sepse njerëzit kanë qenë të kufizuar për të kryer obligimet e tyre ne bujqësi për kohë pranverore kemi një mungesë të produkteve elementare ushqimore. Nëpër vizita tregjeve produktet të cilat janë të domosdodhme për ne vijnë nga regjionet e ndryshme të cilat nuk kanë certifikatë të duhur se me cka janë të trajtuara” thot Qenan Daliu për PreshevaPRESS.

Nëse Presheva do të kishte një izolim total të levizjes së lirë, tregjet edhe me ato pakë produkte të pacertifikuara do ti mbyllnin dyert për tna lën të uritur.

”Përshkak të kufizimit të lëvizjes së mallrave dhe njerëzve nga vendet tjera nuk do të kemi ,impunte  faktikisht matrial për të mundur me mbjellë prodhime bujqësore të cilat janë mëse të nevojshme për një rendiment të lartë dhe kualitativ.” përfundon agronomi Dalipi.

Qytetarët duhet të risin vetëdijën e tyre mbi të mbjellat bujqësore, duke u kujdesur mbi rendimetet dhe duke e shtuar interesimin për produkte te freskëta dhe vendore.

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak