Diaspora preshevare në Zvicër, Gjermani dhe Austri janë organizuar në përkrahje të Partisë për Veprim Demokratik dhe Ardita Sinanit për kryetare të komunës.
Bëhet fjalë për aktivistë të diasporës të cilët në vazhdimësi kanë kontribuar dhe po kontribojnë në aspektin ekonomikë, social dhe humanitar për vendlindjen e tyre.
Në letrën përkrahëse për Ardita Sinanin dhe Partinë për Veprim Demokratik thuhet:
“Pas një konsultimi dymujor me aktivist që kanë kontribuar për vendlindje në 30 vitet e fundit në çdo aspekt politk, social, humanitar dhe dhe komunikimit me bashkëatdhetar të komunës së Preshevës që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, Gjermani, Austri dhe bashkëbisedimeve të ndryshme, është vendosur të formohet: GRUPI I MERGIMTAREVE NE PERKRAHJE TE ZONJES ARDITA SINANI PER KRYETARE TE KOMUNES SE PRESHEVES
Zonja Ardita Sinani sipas vlerësimeve reale dhe teje konstruktive të këti grupi ku bëjnë pjesë mërgimtarë të profileve të ndryshme të jetës, jemi të mendimit që ajo është personi më i duhur dhe më i nevojshëm për Kryetare të Preshevës.
Ajo posedon kualifikim superior dhe është ekonomiste e diplomuar, me sukses shembullor. E paisur me edukatë dhe kultur familjare dhe profesionale, dinjitet familjar e kombëtar.
Ka përvojë të gjatë në profesion, është kryetare e PVD-së dega në Preshevë, ndërsa ka qenë një kohë kryetare e suksesshme e komunës së Preshevës.
Të gjitha këto veti të saja tregojnë se zonja Ardita Sinani është e brymosur në këtë përvojë të saj jetësore dhe posedon bagazh të madh politik dhe plotëson të gjitha parakushtet që ajo do të jetë një kryetare e mirë e Preshevës.
Ndaj, ne si grup i mërgimtarëve në Zvicër, Gjermani, Austri i bëjmë thirrje vetëdijes të të gjith votuesve të Komunës së Preshevës, që me datë 28 mars 2021, për të mirën e gjith neve, për ruajtjen e substancës sonë kombëtare si dhe zhvillimit ekonomik dhe mirëqenijes sociale, duhet votuar zonjën Ardita Sinani për kryetare të komunës së Preshevës”. /Rtv Presheva