Ora policore këtë vikend do të zgjatet nga e premta deri të hënën

Ora policore do të zgjatet në të gjithë teritorin e Republikës së Serbisë  këtë fundjavë.


Këtë vikend ora policore në Serbi do të zgjatet nha e pemta në ora 17:00 e pasdites deri të hënën në 5 të mëngjesit, kanë konfirmuar për portalin nova.rs nga zyra e kryeministres Ana Brnabic.

Zgjatja e orës policore përfshinë komplet territorin e Republikës së Serbisë.

Sipas raportimeve të agjencionit Tanjug, penzionerët do të mundë të dalin për furnizim të premten nga ora 04:00 deri në ora 07:00.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, epidemiologu Predrag Kon tha se masat për të ndaluar lëvizjen 24-orëshe do të kishin kuptim “vetëm për Beogradin dhe ndoshta disa pika shtesë të nxehta”, duke rrethuar që ky ishte mendimi i tij, dhe nuk ishte diskutuar ende.

Në programin e mbrëmshëm “Upitnik” të RTS, presidenti serb Aleksandar Vucic tha se ai “nuk e përjashton mundësinë” për zgjatjen e orës policore në 24 orë.

Related posts

Presheva, një qytet nga ku është e pamundur të udhëtosh me transport publik

Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë

Ligji për të huajt dhe automjetet në Kosovë / Hapet Zyra për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Luginës