O’Brien i kërkon Kurtit hapa urgjente për themelimin e Asociacionit

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit James O’Brien dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit James O’Brien, është takuar në Gjermani me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.


O’Brien i ka kërkuar Kurtit, përparim urgjent për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai tha se për të ecur përpara duhet zbatimi i marrëveshjeve të arritura përmes ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, nevojitet zbatimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Sot kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, shkruan O’Brien në X transmeton Klankosova.tv

Related posts

PS kryeson bindshëm deri tani, reagon Edi Rama

Heshtje zgjedhore në Shqipëri, të dielën nis “beteja” për votën e fundit

Foto / Zbulohen mesazhet e Selimit me BIA-n serbe, diskutime për krijimin e xhamive ilegale

/