Presidenti amerikan, Joe Biden ka nënshkruar një projektligj që jep miliarda ndihmë për Izraelin, Ukrainën dhe Tajvanin.
Pjesa më e madhe e paketës së ndihmës prej 95 miliardë dollarësh do të shkojë në Ukrainë, por rreth 26 miliardë dollarë do të ofrojë ndihmë gjatë luftës për Izraelin dhe ndihmë humanitare për qytetarët e Gazës, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë pas nënshkrimit të projektligjit, Biden ka ritheksuar mbështetjen për Izraelin.
“Përkushtimi im ndaj Izraelit, dua ta bëj të qartë përsëri, është i hekurt”, është shprehur ai.