Nuk i ndalet policisë, kapet me 3000 pako cigare dhe 135 kilogramë duhan

Anëtarët e MPB-së në Bujanoc, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, do të paraqesin kallëzim penal kundër pesëdhjetë e dy vjeçarit nga rrethina e Bujanocit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale të tregtisë së paligjshme të mallrave të akcizës.


Policia ka gjetur 3000 pako cigare dhe 135 kilogramë duhan, pa dokumentacion përcjellës, në veturën Shkoda të drejtuar nga i dyshuari, vlera e së cilës llogaritet rreth 1.170.000 dinarë.

Ai paraprakisht nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, dhe më pas ka goditur një “Volkswagen” të drejtuar nga një pesëdhjetë e nëntë vjeçar, ndaj ndaj tij do të ngrihen kallëzime përkatëse kundërvajtëse./Presheva.al

Related posts

Presheva, një qytet nga ku është e pamundur të udhëtosh me transport publik

Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë

Ligji për të huajt dhe automjetet në Kosovë / Hapet Zyra për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Luginës