NJË VIT NGA PROTESTA PËR HAPJEN E KUFIRIT MIRATOC-LLOJAN, PREMTIMET VAZHDOJNË

Më 9 maj, kryesisht në ditën e Evropës mbushen një vit nga premtimi i madh i të parit të Preshevës për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan, problematikë e kamotshme politike që e kanë shfrytëzuar të gjitha udhëheqjet në të dy anët e kufirit për propagandë populiste.

Edhe pse ky problem u përdor nga të gjitha partitë për të hedhur fajin e diskriminimit shtetëror ndaj Luginës së Preshevës gjatë gjithë kohës, nga Alternativa për Ndryshim, kryesisht nga kryetari saj Arifi, hapja e kufirit Miratoc – Llojan u shndërrua në një premtim elektoral që po synohet të realizohet në mandatin e parë.

Kryetari Arifi vitin e kaluar ka organizuar protestë në afërsi të vendkalimit kufitar Miratoc – Llojan duke shenuar kështu Ditën e Evropës përmes simbolikës për lëvizjen e lirë. Edhe pse prej asaj kohe u realizuan shumë takime dhe u bënë shumë premtime, kufiri Miratoc – Llojan mbetet ende i mbyllur. E vetmja gjë që ndryshon në premtimet e përsëritura të kryetarit të Preshevës është data e hapjes së kufirit. /PreshevaPRESS

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak