NJË DELEGACION I AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PO QËNDRON NË PRESHEVË

Ambasada e Republikës së Shqipërisë duket se është shqetësuar me problematikat e krijuara së fundmi në Luginë, me listën e përbashkët shqiptare për zgjedhjet parlamentare në Serbi.


Një delegacion i Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, i udhëhequr nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçka, po qëndron në Preshevë, me ç`rast do të takojnë të gjithë liderët e partive politike shqiptarë në Luginë, sonte rreth orës 21:00, në sallën për konferenca në objektin e Komunës së Preshevës.

Ky takim siç duket vjen si pasojë e paraqitjes së problematikave të reja brenda APN-së për kandidatin kryesorë të kësaj partie në listën e përbashkët shqiptare, e që po shihet si tentativa e APN-së për ta denigruar procesin e iniciuar nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Rikujtojmë se lista e përbashkët shqiptare u krijua me sponsorizim dhe investim të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, dhe mori përkrahjen e shumë përfaqësuesve institucional nga Kosova dhe Shqipëria.

PreshevaPRESS do të ju informojë në vijim me rrjedhën e vizitës së këtij delegacioni dhe takimet në kuadër të sajë, por deri më tani nuk është paralajmëruar ndonjë adresim për media nga ana e përfaqësuesve lokal apo atyre të Ambasadës.

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin