Nesër shënohet 20 vjetori i udhëheqjes së Bujanocit nga partitë shqiptare

Nën organizimin e Komunës së Bujanocit nesër, më 29.08.2022 shënohet 20 vjetori i qeverisjes së kësaj komune nga ana e partive shqiptare. 


Komuna e Bujanocit në vitin 2002, për herë të parë, filloi të qeveriset nga partitë shqiptare respektivisht nga Partia për Veprim Demokratik, e që në atë kohë kishte kandiduar për kryetar të Komunës së Bujanocit, Nagip Arifin, kryetarin aktual të kësaj komune.

Me këtë rast, në përvjetorin e 20-të nga fitorja e zgjedhjeve lokale nga ana e partive politike shqiptare në Bujanoc, Komuna e Bujanocit ka vendosur ta shënojë këtë datë përmes një programi kulturor në restoran Breta në Bujanoc, nën emërtimin “Kthesa historike – 20 vjet pas…”.

Gjatë këtij programi të pranishëmve do të i drejtohen me fjalim rasti udhëheqësit politik shqiptar të Bujanocit gjatë asaj kohe, si kryetari aktual i Bujanocit – Nagip Arifi dhe deputeti i vetë shqiptar në Serbi – Shaip Kamberi.

Ende nuk janë të njohura të gjitha detajet e shënimit të kësaj dite, por përveç programit në restoran Breta, ku do të shfaqet një dokumentar rreth kësaj date para 20 viteve dhe fjalimeve të përfaqësuesve politik, pritet të bëhen edhe homazhe tek varrezat e të rënëve të UÇPMB-së.

Related posts

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh