NË PRESHEVË KONFIRMOHET RASTI I PARË I INFEKTIMIT ME COVID19 PËR TË DYTËN HERË

Foto: FB/Shtëpia e shëndetit "Presheva" Preshevë

Sot në Preshevë është konfirmuar rasti i parë i infektimit me Covid19 për të dytën herë.


Përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, drejtori i shtëpisë së shëndetit në Preshevë, ka njoftuar se në këtë komunë është konfirmuar rasti i parë i infektimit me Covid19 për të dytën herë.

“Pacientja 73 vjeçare herën e parë ka dal pozitiv me datë 04.09.2020 dhe sot për herë të dytë pozitiv 09.03.2021 me Corona virus, me pneumoni.” thuhet në njoftimin e drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë.

Gjatë ditës së djeshme  73 pacientë janë paraqitur për kontrollë (43 pacient në kontrollin e parë), 48 udhëzime për laborator, 13 RTG.

Nga totali 12 prej tyre kanë rezultuar pozitiv nga 33 pacient sa janë testuar me Antigen Covid test, derisa nuk ka patur hospitalizime.

Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.

Related posts

Presheva, një qytet nga ku është e pamundur të udhëtosh me transport publik

Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë

Ligji për të huajt dhe automjetet në Kosovë / Hapet Zyra për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Luginës