NË HESHTJE PO PUNOHET DIÇKA NË KUFIRIN MIRATOC – LLOJAN

Foto ilustrim

Banorët e fshatit Miratoc kanë vërejtur disa punime të kryera në kufirin Miratoc – Llojan.


Direktno.rs ka raportuar se Serbia në heshtje ka filluar ngritjen e rrethojave kufitare me Maqedoninë dhe Bulgarinë, si mbrojtje nga një fluks i ri i mundshëm i refugjatëve nga Lindja e Mesme e të cilët ndodhen në Turqi dhe Greqi.

Edhe pse gjatë shumë fushatave elektorale andej edhe këndej kufirit, është propaganduar hapja e vendkalimit kufitar Miratoc – Llojan, premtimi për hapjen e këtij vendkalimi kufitar duket se ka marrë fund për gjithmonë.

Plani është që gardhi të jetë i pajisur me reflektorë dhe pjesë speciale në majë, të cilat fizikisht do t’i parandalonin emigrantët të hynin në territorin e Serbisë, shkruan direktno.rs.

Related posts

Presheva, një qytet nga ku është e pamundur të udhëtosh me transport publik

Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë

Ligji për të huajt dhe automjetet në Kosovë / Hapet Zyra për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Luginës