Në Bujanoc u zhvillua festivali ndërkombëtar i mini-basketit, pjesëmarrës shumë klube nga rajoni

Nën moton “Ti mbrojmë fëmijët”, sot në Bujanoc, u zhvillua Festivali ndërkombëtar i Mini basketit, ku morrën pjesë qindar basketbollist të vegjël, të organizuar nga klube të ndryshme të rajonit.


Festivalin e Mini-basketit, e hapi kryetari i Bujanocit, Bagip Arifi, i cili ju shprehi mirëseardhje klubeve të basketbollit në Bujanoc, duke këkruar që përmes sportit ta ruajmë shëndetin.

Nga ana tjetër organizatori i këtij evenimenti sportive, Nenad Stajiq – drejtor i klubit “Play 017”, falenderoi pjesëmarrësit, duke kërkuar qëfëmijët të merren me më shumë sport.

Në këtë festival po morrën pjesë edhe klube nga Maqedonia e Veriut, si nga Shkupi dhe Kumanova, si dhe nga Vranje, Vlasotinca dhe Nishi. Ndërkaq, komunën e Bujanocit po e përfaqësojnë dy klubet basketbollistike; KB Elita dhe KB Play 017.

Related posts

Përfundojnë ndeshjet e ditës së II-të të turnet tradicional “Musa Musahu 2024”

Përfundojnë ndeshjet e ditës së parë të turnet tradicional “Musa Musahu 2024” në Preshevë

Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij