Në Bujanoc sot mbahet takim mes përfaqësuesve qeveritarë dhe atyre të pushtetit lokal

Përfaqësues të institucioneve qendrore të Serbisë sot në Bujanoc realizojnë takim me ata të institucioneve lokale.


Sot në Bujanoc do të zhvillohet një takim i nivelit të lartë ndërinstitucional, ku do të marrin pjesë përfaqësues të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Social, si dhe krerët lokalë të komunave me përbërje të përzier etnike.

Kryetari i Trupit Koordinues, Dr. Aleksandar Martinoviq dhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të këtij trupi, Nenad Mitroviq, do të vizitojnë Bujanocin, ku do të takohen me ministrin Demo Berisha, bashkëpunëtorët e tij, si dhe me kryetarët e komunave të Bujanocit dhe Medvegjës, përkatësisht Arber Pajaziti dhe Dragan Kuliq.

Related posts

Pajaziti: Gjykata po na detyron të paguajë mbi 13 milionë dinarë për shkak të keqqeverisjes së mëparshme

Foto / Bora e parë vështirëson qarkullimin në rrugën Preshevë–Gjilan

Nxënësit evakuohen me urgjencë, kërcënime me bomba në shkolla në gjithë Serbinë