Panairi i Punësimit i organizuar nga Shërbimi Nacional për Punësim mblodhi 25 kompani private nga Bujanoci dhe Presheva.
Panairin zyrtarisht e hapi kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i cili falemnderoi drejtorin e Shërbimit Nacional për Punësim dega në Vranjë dhe zv.drejtoreshën e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për angazhimin e tyre që të organizojnë këtë panair.
Punëdhënësit dhe punëkërkuesit patën mundësinë të takohen në një vend për të u njoftuar me vendet e lira të punës nga kompanitë private dhe shkëmbejnë të dhënat për mundësi punësimi.
Panairi është hapur në ora 11:00 dhe do të vazhdon të mbetet i hapur gjatë gjithë ditës.
Kompanitë që prezentuan në këtë panair ishin:
1. Bici Commerce
2. Telekom Srbija
3. Megal
4. Protec Bu
5. Maj plus
6. Natural Magic
7. Termopan Glas
8. Edoni Kolor
9. Metal Vm
10. Ekro Vm
11. Rivedil
12. Zoo Agro Mat
13. Smer 017
14. Manasijevic
15. Euro Lider
16. Banja e Bujanocit
17. Tr Big Market 017
18. Jm Steel Group
19. Cuki Company
20. Shera Beton
21. Braha Carpets
22. Nura
23. Agimi
24. Solid Europa
25. Roto Papir Plus