Në 24 orët e fundit në Serbi janë shenuar shtatë të vdekur dhe 296 të infektuar me koronavirus

Edhe shtatë qytetarë të tjerë kanë vdekur në 24 orët e fundit në Serbi, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi është 151, sipas të dhënave të publikuara sot gjatë konferencës së rregullt për media.


“Në Serbi, deri më tani, gjithsej 7779 njerëz janë konfirmuar të infektuar me koronavirus, nga të cilët, nga raportimi i fundit, janë testuar 5051, nga të cilët 296 janë konfirmuar pozitiv. Gjithsej 3,135 pacientë janë të hospitalizuar derisa 91 pacientë janë në respiratorë” tha sekretari krahinor shëndetësor i Serbisë, Zoran Gojkovic.

Sipas tij, shtatë pacientë kanë vdekur në 24 orët e fundit, katër femra dhe tre meshkuj e që numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Sas-Cov2 ka arritur në 151deri më tani, derisa në Serbi gjithsej 1152 njerëz janë shëruar.

Related posts

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh