Ministria e arsimit në Serbi vendos për vazhdimin e pushimit të shkurtit në arsimin fillor dhe të mesëm

Foto: Facebook

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Branko Ruzhiq ka marrë vendim për ndryshimin e kalendarit të punës arsimore për shkollat ​​fillore dhe të mesme, në bazë të të cilit ditë jo pune për nxënësit do të jetë 17 dhe 18 shkurti.

“Pas konsultimeve të shumta dhe pas shqyrtimit të gjithë situatës dhe parashikimit se kulmi i kësaj vale virusesh pritet në mesin e muajit, mora vendimin për të zgjatur pushimet. Nxënësit do të kenë gjithsej 9 ditë pushim duke bashkuar fundjavat, festat publike dhe dy ditë shtesë. Dita e parë e punës do të jetë e hënë, 21 shkurt”, tha ministri.

Sipas Ruziqit, “shkollat, si më parë, janë të sigurta për shkak të zbatimit dhe respektimit të masave epidemiologjike”.

“Sipas treguesve, rritja e numrit të nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar nuk përcjell rritjen e numrit të të infektuarve në popullatën e përgjithshme”, tha Ruzhiq.

Ai u bëri thirrje nxënësve dhe punonjësve në sistemin arsimor që gjatë pushimeve të ardhshme të jenë të përgjegjshëm ndaj vetes dhe të dashurve të tyre dhe të respektojnë masat e parapara epidemiologjike për të shmangur infeksionet e reja.

Related posts

Kuvendit Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitit 2024

Qeveria e Kosovës në detyrë ndan mbi 626 mijë euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit për shqiptarët në Luginë të Preshevës

Të hënën mblidhet Kuvendi i Komunës së Preshevës, diskutohet shfrytzimi i Buxhetit për vitin paraprak

/