MINISTRI I SHËNDETËSISË LLONÇAR SHKARKON DREJTORIN E SHTËPISË SË SHËNDETIT NË PRESHEVË

Me vendim të ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Serbisë, Zllatibor Llonçar, është shkarkuar drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë.


Lajmin për shkarkimin e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë përmes vendimit të Ministrit Llonçar, e ka konfirmuar vetë drejtori tanimë i sjkarkuar Salihu, në llogarinë e tij në facebook.

Ai veç tjerash në njoftim ka shkruar se pas shkarkimit të tijë, Ministria ka vendosur që për ushtrues detyre ta vendosë internistin Boban Spasiq, i cili do të ushtrojë detyrën e drejtorit deri në zgjedhjen e një drejtori të ri me mandat të plotë.

Driton Salihu është emëruar drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë më 24 prill të vitit 2018 nga Kuvendi komunal në Preshevë, asokohe i udhëhequr nga Alternativa për Ndryshim dhe Lëvizja për Reforma, si kuadër i APN-së.

Reagimi i plotë i Salihut në facebook pas shkarkimit të tij:

Sot, me një vendim të ministrit të Shëndetësis z. Lonçar pa asnjë arsyje jam shkarkuar nga posti i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë.

Siç e dini isha i vetmi drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në gjithë Republikën e Serbisë që i përkasë kombësisë shqiptare, ndërkaq kompetencat për drejtoriatin e këtij institucioni janë bartur vite më parë në pushtetin qendror të Serbisë në Beograd. Ushtrues detyre i drejtorit është emëruar në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë Boban Spasiq.

Shfrytëzoj rastit t’i falënderoj të gjithë stafin mjeksor të shtëpisë së shëndetit për bashkëpunimin e frytshëm këto vite sa isha udhëheqës i këtij institucioni.

Gjithashtu falënderoj gjithë pacientat si dhe qytetarët e Komunës së Preshevës për përkrahjen në këto situata të rënda gjatë pandemisë globale me Covid-19.

Zoti ju ruajt. Ruajeni shëndetin 🙏

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak