MINISTRI CAKAJ PARALAJMËRON PËRKRAHJE PËR SHOQËRINË CIVILE NË LUGINË

Ministri në detyrë për punët e jashtme dhe diasporën e Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, vazhdon angazhimin e tij në pêrforcimin e pozitës së shqiptarëve në Serbi dhe Mal të Zi.


Cakaj përmes një postimi ka njoftuar se kësaj radhe do të ndajë ndihmë financiare për disa projekte të organizatave të shoqërisë civile.

“Më konkretisht, ne do të mbështesim projektet për organizim të kurseve për mësimin e gjuhës shqipe për nxënësit shqiptae në Tivar, fushatën sensibilizuese për deklarimin e identitetit kombëtar në procesin e censusit të 2021 në Mal të Zi, projektin e ndihmës juridike falas kundër procesit të pasivizimit të adresave të shqiptareve dhe disa propozime nga shoqëria civile e Luginës së Preshevës, për të gjallëruar punën e tyre të vyer.” ka shkruar Cakaj në facebook në lidhje me planifikimin e mbështetjes së projekteve të disa organizatave të shoqërisë civile.

Në vazhdim postimi i plotë i Cakaj në facebook:

Në përputhje me përpjekjen tonë për t’iu dhënë mbështetje të gjithë shqiptarëve në rajon, veçanërisht atyre në Mal të Zi e në Luginë të Preshevës, kemi vendosur të ndajmë ndihmën financiare edhe në disa projekte sipas kërkesave të Këshillave Kombëtarë Shqiptarë.

Më konkretisht, ne do të mbështesim projektet për organizim të kurseve për mësimin e gjuhës shqipe për nxënësit shqiptae në Tivar, fushatën sensibilizuese për deklarimin e identitetit kombëtar në procesin e censusit të 2021 në Mal të Zi, projektin e ndihmës juridike falas kundër procesit të pasivizimit të adresave të shqiptareve dhe disa propozime nga shoqëria civile e Luginës së Preshevës, për të gjallëruar punën e tyre të vyer.

#JemiNjë

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”