Mehmeti: Kandidimi im për kryetar të Këshillit Kombëtar nuk është privilegj por përgjegjësi e madhe!

Enver Mehmeti është kandiduar nga Partia Demokratike Shqiptare për pozitën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, që do të mbahen më 13 nëntor të vitit 2022. 


Pas kandidimit për bartës të listës dhe për pozitën e kryetarit të KKSH-së, Enver Mehmeti ka reaguar në rrjetin shoqëror Facebook, duke thënë se marrë parasyshë pozitën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kandidimi i tij nuk është privilegj por përgjegjësi e madhe.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të kandidatit të PDSH-së në rrjetin shoqëror facebook:

Të nderuar qytetarë, të Luginës së Preshevës, mbrëmë mora besimin për bartës të listës nga Partia Demokratike Shqiptare për zgjedhjet e 13 nëntorit për Këshill Kombëtar Shqiptar!

Të vetëdijshëm për gjendjen në përgjithësi të shqiptarëve të Luginës nuk është privilegj por përgjegjësi e madhe!

Shpresojmë se së bashku do t’ia dalim në mbrojtje dhe avancim të të drejtave të shqiptarëve deri në Liri të plotë!

Related posts

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh