Përmes një postimi në faqen e Medresesë së Luginës së Preshevës, koordinatori i saj, Ismail Halimi, ka njoftuar për fillimin e mësimit të rregullt.
Edhe pse institucionet arsimore në Serbi nesër fillojnë mësimin dhe vitin e ri akademik, Medreseja e Luginës së Preshevës ka vendosur të fillojë më vonë proçesin mësimor.
Në njoftim thuhet se ky institucion do të fillojë mësimin e rregullt me datë 07.09.2020, ditë e hënë dhe se për rregullat e reja për zhvillimin e mësimit do të njoftohen në kohë.
Në vazhdim mundë të lexoni njoftimin e plotë:
NJOFTIM
Njoftohet kolektivi si dhe nxënësit e shkollës së mesme “Gazi Isa Beg”, paralelja e ndarë në Preshevë, se fillimi i vitit të ri shkollor 2020/21 do të fillon më datë: 07. 09. 2020 ditë e hënë .
Njëherit ju bëjmë me dije se mësimi në medrese do të fillon i rregulltë, ndërsa për rregullat dhe zhvillimi i procesit mësimor se si do të zhvillohet iu njoftojmë me kohë.
Preshevë, 31.08.2020 Gazi Isa Beg paralelja – Preshevë
(Ismail Halimi, Koordinator)