Më 8 qershor në Preshevë mbahet “Jehona e poezisë dhe e recitimit në Luginë të Preshevës”hu

Lajmërohen të gjithë poetët, recituesit , dashamirët e artit të poezisë dhe të recitimit të Luginës së Preshevës dhe viseve të tjera shqiptare, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë organizon manifestimin kulturor “Jehona e poezisë dhe e recitimit në Luginë të Preshevës.


Shoqata për Teashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës organizon manifestimin kulturor: “Jehona e poezisë dhe e recitimit në Luginë të Preshevës”,i cili manifestim në përmbajtje do të ketë konkurs letrar dhe recitues me çmime, lexim të poezisë, recitim dhe pika muzikore si dhe ligjerata e debat mbi letërsinë shqiptare që krijohet në Luginë të Preshevës.

Konkursin do ta shpallim më vonë, për të cilin do të njoftoheni me kohë.Tema e konkursit do të jetë: “ Presheva poetike”

Manifestimi kulturor: : “Jehona e poezisë dhe e recitimit në Luginë të Preshevës” do të mbahet në Preshevë, më 8 qershor/e shtunë/ 2024, duke filluar në ora 11.

Lidhur me hollësitë të tjera, do të njoftoheni më vonë.

Manifestimin kulturor e financon Ministria e të drejtave të njeriut, pakicave kombëtare dhe dialogut shoqëror e Republikës së Serbisë.

Related posts

CeSID prezenton raportin për “Sfidat dhe perspektivat e të rinjve në Bujanoc dhe Preshevë”

Nuraj për Berishën: Nuk po punon për shqiptarët, është duke punuar për serbët

Ahmeti: Serbia po e rëndon përditë jetën e shqiptarëve në Luginë

/