Mbahet mledhja e parë e Organit të përkohshëm në Preshevë

Organi i përkohshëm në Komunën e Preshevës i emëruar më javën e kaluar nga Qeveria e Republikës së Serbisë, ka mbajtur sot mbledhjen e parë.


Nën udhëheqjen e kryetarit të PDSH-së, Ragmi Mustafa, njëherit edhe kryetari i Organit të përkohshëm të Komunës së Preshevës, dhe me prezencën e anëtarëve të këtij organi nga rradhët e PVD-së, PDSH-së dhe Listës Serbe, sot (e mërkurë, 24.04.2024) në Sallën për konferenca të Komunës së Preshevës, me fillim në ora 08:00 është mbajtur mbledhja e parë e Organit të përkohshëm.

Në këtë mbledhje për rend të ditës janë planifikuar gjithsej 15 pika të rendit të ditës, e që përveç të fundit të gjitha tjerat kanë qenë të lidhura me ndryshimin e udhëheqësive të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike në të cilat Komuna e Preshevës është themeluese ose bashkëfinancuese.

Siç mëson PreshevaPRESS, në mbledhjen e parë janë shkarkuar dhe emëruar:

  1. Sekretari i Fondit për qëllime humanitare
  2. Kryetari dhe anëtarët e Këshillit drejtues të Fondit për qëllime humanitare
  3. Kryetari dhe anëtarët e Këshillit drejtues të Qendrës për punë sociale
  4. Kryetari dhe anëtarët e Këshillit drejtues të Qendrës sportive “Presheva” në Preshevë
  5. Kryetari dhe anëtarët e Këshillit drejtues të Bibliotekës “Mehmet Jusufi” në Preshevë
  6. Kryetari dhe anëtarët e Këshillit drejtues të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë
  7. Kryetari dhe anëtarët e Këshillit mbikqyrës të Ndërmarrjes publike “Moravica” në Preshevë.

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin