Masat e reja të Qeverisë së Serbisë në luftën për parandalimin e përhapjes së Covid19

Deri më sot në orën 15.00, të infektuar me koronavirusin Covid19 janë regjistruar 659 persona në Serbi, dy të tjerë kanë vdekur që çon numrin e të vdekurve në 10 gjithsej.


Qeveria prezantoi masat e reja shtesë të ndërrmara për të parandaluar shpërndarjen e Covid19.

Spitali i improvizuar në sallën  e Panaireve nga ana e ushtrisë serbe, nga sot pritet të fillojë të pranojë pacientët e parë,ka bërë të ditur kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic. Drejtuesi i ekipit kinez thotë se në Serbi, nëserespektohen të gjitha masat, do të duhet një muaj ose dy që epidemia të shkojë drejt greminës. Rreth 28,000 njerëz kanë vdekur në të gjithë botën, më shumë se 800 në Spanjë në 24 orët e fundit.3

Të gjithë qytetarëve të Serbisë, si dhe të huajve me leje qëndrimi në Serbi, të cilët kanë hy në Serbi më 14 mars e më vonë, iu është zgjatur masa e detyrueshme e vetëizolimit në kushte shtëpiake nga 14 në 28 ditë, vendim ky i marrë sot në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë, në të cilën u vendosën edhe masa të reja në lidhje me parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

“Kjo praktikisht do të thotë që kushdo që ka marrë një vendim verbal ose të shkruar për vetëizolimin në kushte shtëpiake për dy javë pas hyrjes në vend, izolimi vazhdon automatikisht edhe për dy javë të tjera. Të gjithë qytetarët dhe të huajt me leje qëndrimi, pa përjashtim, janë të detyruar të respektoni periudhën e zgjatur të izolimit të shtëpisë, e cila do të kontrollohet rregullisht nga autoritetet kompetente në periudhën në vazhdim”, thuhet në komunikatën e lëshuar pas mbledhjes së Qeverisë së Serbisë.

Përveç vendimit për zgjatjen e masës për vetëizolimin e obligueshëm, Qeveria e Serbisë ka ndryshuar edhe kohëzgjatjen e ndalimit të lëvizjes gjatë vikendeve.

Të gjithë qytetarët e Serbisë do të duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre nga ora 15:00 deri në 05:00 të mëngjesit gjatë të shtunave dhe të dielave. Qytetarët që nuk janë më të vjetër se 65 vjeç mund të lëvizin dhe dalin nga shtëpitë e tyre nga ora 5 e mëngjesit deri në 17:00 gjatë ditëve të punës, ka vendosur Qeveria në mbledhjen e fundit.

Qytetarët më të vjetër se 65 vjeç mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm të dielave në mes të orës 03:00 dhe 08:00 të mëngjesit për të blerë sende ushqimore.

Të udhëhequr nga mendimi i ekspertëve, Qeveria e Republikës së Serbisë ka vendosur tërheqjen e vendimit për shëtitjen e lejuar të kafshëve shtëpiake për 20 minuta në mes të orës 20:00 dhe 21:00 të mbrëmjes.


Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme në Serbi mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin GJENDJA JASHTËZAKONSHME.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”