MASAT E NDËRMARRA NGA BASHKËSIA ISLAME NË PRESHEVË PËR FESTËN E KURBAN BAJRAMIT

Bashkësia Islame në Preshevë, respektivisht Kryetari i Këshillit të Bashkësis Islame në Preshevë, Ibrahim ef. Ahmedi, njoftojnë komunitetin musliman me masat mbrojtëse të ndërrmara për faljen e namazit të Kurban Bajramit në Preshevë.


Duke uruar besimtarët për festën e Kurban Bajramit, Këshilli i Bashkësisë Islame, për shkak të situatës me pandeminë Covid19, ka bërë të ditur masat mbrojtëse të ndërmarra për ceremoninë e festimit të Kurban Bajramit.

Në vazhdim po ju përcjellim njoftimin e plotë të Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë:

بسم الله الرحمن الرحيم

Të nderuar dhe të respektuar besimtarë, me lejoni që në emrin tim dhe në emër të Bashkësisë Islam në Preshevë, t’ ju uroj festën e Kurban Bajramit që është ditë e premte me 31 korrik 2020. Siç jeni në dijeni se ne dhe e tërë bota jemi duke kaluar në momente të vështira të pandemisë covid 19 dhe po kalojmë në rrethana të ndryshme të jetës sonë, jemi detyruar të marrim edhe disa masa mbrojtëse për ceremonin e festimit të Kurban Bajramit.

1. Falja e namazit të sabahut të anulohet me xhematë kështuqë secili prej nesh le ta fale në shtëpinë e vetë.

2.Namazi i Kurban Bajramit të falët në ora 06:03., xhemati i cili donë ta falë le të vjenë 10 minuta para kohe.

3. Të mbahet distanca si brenda dhe jashtë xhamisë.

4. Maskat janë obligative gjatë faljës se namazit të Bajramit si dhe çdo namazi tjetër ditor.

5. Të ketë dezifektues në çdo xhami

6. Sexhadet janë obligative.

7. Të gjithë ata persona që ndihen keq ose kanë ndonjë shenjë ftohje, apo ndonjë simptom të covid 19, nuk janë të mirëseardhur në xhami pamarrëparasysh moshën.

8. Hytbja të jetë sa ma e shkurtër gjatë Bajramit, max 10 minuta, po ashtu edhe hytbja e xhumasë.

9. Mos u përshëndetni me dorë me njëri-tjetrin dhe mos uroni Bajramin me përshëndetje të dorës, por sa të mundeni mbani distancen njëri me tjetrin.

10. Moskrijimi i turmave të njerëzve për urimin e Bajramit, mjafton me urime nga larg distanca.

11. Të jemi sa të ndërgjegjshëm me njëri-tjetrin dhe të kujdesshëm.

12. Të mos perdorën abdes’hanët e xhamive dhe tualetet e saj.

Me lejoni edhe njëherë t’ju uroj festën e unitetit, drejtësisë, sakrificës, festën e Kurban Bajramit, Allahu kabull ua bëftë ata që kanë pre kurban e ja mundësoftë atyre që nuk kanë pasë mundësi!

Me fat festa e Kurban Bajramit e Allahu ju ruajtë!

Me respekt!
Ibrahim ef. Ahmedi / Kryetarë i Këshillit të Bashkësis Islame në Preshevë!

Related posts

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën