MARKOVIQ: VALA E RE PANDEMIKE DO TË JETË E TMERRSHME, KA FILLUAR KATASTROFA EPIDEMIOLOGJIKE

Profesori i Fakultetit të Mjekësisë momentalisht i pensionuar, Slobodan Marinkoviq, vlerëson se vala e re e koronavirusit do të jetë “e tmerrshme”, sepse një numër i madh i qytetarëve nuk janë vaksinuar.


“Pa vaksinimin e 80 përqind të popullatës, me këtë lloj delta që tani sundon, epidemia do të zgjasë me vite,” tha ai për Nova.

Sipas tij, është “e frikshme” që vendimet e Shtabit të Krizave të Qeverisë së Serbisë kohët e fundit janë të karakterit politik e jo mjekësor.

Marinkoviq beson se qytetarët janë gjithashtu përgjegjës për “katastrofën epidemiologjike”, e cila sapo ka filluar, sepse ata refuzojnë vaksinimin, pa të cilin nuk ka qetësim të epidemisë.

Related posts

Presheva, një qytet nga ku është e pamundur të udhëtosh me transport publik

Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë

Ligji për të huajt dhe automjetet në Kosovë / Hapet Zyra për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Luginës