Manifestim përkujtues me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së Agron Boriçit

Oplus_131072

Shtëpia Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë organizon manifestim përkujtues në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta e Agron Boriçi.


Nën patronatin e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, organizohet manifestim përkujtues për regjisorin e Teatrit Amator të Preshevës, Agron Boriçi.

Më 06.09.2024 me fillim në ora 19:00, Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë shënon 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të Agron Boriçit.

Pjesë e programit është monodrama “Artisti në Tavan” me regji të Agron Gërgurit dhe ekspozita me fotografi të shfaqjeve të realizuara nga Agron Boriçi.

Ftohen të gjithë miqtë, artdashësit, qytetarët e Preshevës që të ndjekin këtë manifestim përkujtues, kushtuar veprës dhe jetës së Agron Boriçit.

Related posts

Për herë të parë në Preshevë është organizuar panairi i librit “Presheva Flet”

Përkundër mungesës së financave, SHKA “Presheva” me zemër mban gjallë krenarinë e Preshevës

Bibloteka “Mehmet Jusufi” në Preshevë do të organizoj “Panairin e Librit Shqip”

/