Lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” çertifikohet për zgjedhjet parlamentare në Serbi

“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” në zgjedhjet parlamentare në Serbi që do të mbahen më 3 prill, do të garojë me numrin 16.


“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” i cili përbëhet nga Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike dhe Lëvizja e Progresit Demokratik,  ka përfunduar proçesin e çertifikimit për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare në Serbi, të cilat do të mbahen më 3 prill.

“Me numër 16 u certifikua gjithëpërfshirja e Luginës së Preshevës për vazhdimin e betejës së dinjitetshme politike, përfaqësimin dinjitoz e të pakompromis si përpjekje për të përfaqësuar sa më mirë shqiptarët dhe interesat kolektive.” ka njoftuar kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi në facebook.

Këto zgjedhje parlamentare janë njëherit zgjedhjet e para në histori, në të cilat shqiptarët marrin pjesë me dy lista të ndara, pasi që ditë më parë është çertifikuar edhe koalicioni “Alternativa Demokratike Shqiptare”.

Related posts

Themeluesja e Livrit me kritika për KKSH-në rreth takimit të sotëm: Shumë keq, shumë – Skandal

Sinani e Pajaziti takojnë kongresmenët amerikanë

Delegacioni i kongresistëve në Preshevë: Ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë