Ditë më parë, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa bëri me dije që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik kishte lejuar tekstet mësimore nga Shqipëria, duke theksuar ” Numri është rritur në 35 komplete të teksteve mësimore nga Shqipëria prej 61 teksteve të listuar. + 8 komplete të teksteve “gjuha serbe si gjuhë jo amëtare” me zotimin se edhe tekstet mësimore për klasën e katërt dhe të tetë aprovohen me implementimin e reformës për këto klasë. Përveç, teksteve për lëndën e Historisë dhe Gjeografisë përmbyllet cikli i sigurimit të teksteve mësimore për shkollat fillore.”
Nacionali.info ju sjell katalogun e këtyre teksteve të lejuara nga Republika e Shqipërisë, e të cilat do të jenë në duart e nxënësve shqiptar të Luginës së Preshevës që nga fillimi i vitit të ri shkollor, në shtator të këtij viti.
Vlen të theksohet që ky sukses i Këshilli Kombëtar Shqiptar vjen pas intensifikimit të mardhënieve me institucionet e Republikës së Shqipërisë, gjegjësisht Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë së Shqipëirsë në këtë rast si dhe Shtëpinë Botuese “Albas”./Nacionali