Lëvizja për Reforma sot pritet të nënshkruaj marrëveshje me APN-në për zgjedhjet parlamentare

Dita e djeshme ka qenë shumë dinamike sa i përket temës së zgjedhjeve parlamentare në Serbi, gjë që sjelli edhe ripozicionimin e partive politike.


Lëvizja për Reforma në Preshevë mbrëm përmes një reagimi në faqen e partisë në rrjetin social facebook, ka kundërshtuar njoftimin e Partisë për Veprim Demokratik, me ç`rast u pozicionua krah Alternativës për Ndryshim.

Burimet e PreshevaPRESS brenda partisë Lëvizja për Reforma, të cilët preferojnë të mbeten anonime, thonë se gjatë ditës së sotme LR do të harmonizojë qëndrimet rreth listës për zgjedhjet parlamentare me Alternativën për Ndryshim, pas së cilit moment edhe do të nënshkruaj marrëveshjen. Listës së përbashkët APN – LR, pritet të i bashkohet edhe përfaqësuesi i Unionit Demokratik Shqiptar nga Bujanoci.

Vlen të theksohet se Lëvizja për Reforma është pjesë e koalicionit qeverisës  në Preshevë, së bashku me PDSH, PVD dhe UDSH, derisa sot pritet të nënshkruhet marrëveshje për zgjedhjet parlamentare në Serbi me Alternativën për Ndryshim, parti e cila udhëheqë me opozitën në komunën e Preshevës.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”