LËVIZJA PËR REFORMA KA MBAJTUR TAKIM NË NJËSITË 6 DHE 7

Lëvizja për Reforma ka vazhduar takimet me anëtarët dhe aktivistët e saja, e të cilat po realizohen në funksion të mbajtjes së zgjedhjeve të mbrendshme.


Pas mbledhjes së mbajtur më 21 shtator 2020, Lëvizja për Reforma siç duket ka filluar aktivitetet e saja parazgjedhore, duke elektrizuar anëtarët, aktivistët dhe votuesit e saj përmes takimeve nëpër njësitë zgjedhore të Komunës së Preshevës.

Tani më LR ka paralajmëruar se po përgatitet për mbajtjen e Kongresit dhe zgjedhjeve partiake, e që siç ka mësuar PreshevaPRESS, do të mbahen më 22 nëntor 2020.

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen e saj në facebook, Lëvizja për Reforma njofton për zgjedhjen Mendim Berishës dhe Vullnet Jusufit në postin e kryetarit të njësive 7 dhe 6, e që tregon se LR po vazhon konsolidimin nëpër strukturat e veta, duke lënë të kuptohet se po përgatiten për zgjedhjet e parakohshme.

Në vazhdim po ju sjellim njoftimin e plotë të Lëvizjes për Reforma në lidhje me takimin me anëtarët dhe aktivistët e saj në njësinë numër 6 dhe 7 të publikuar në rrjetin social facebook:

Duke i pranuar sfidat dhe bashkarishtë duke ia dalë mbanë atyre, Lëvizja për Reforma sot vazhdoi suksesshëm dhe ballëhapur një hap të rëndësishëm në formatimin e saj. Kur ne premtuam që do të jemi shembull dhe bartës të një standardi të ri, të politikës në Luginë, sot Presheva rikonfirmoi këtë, duke treguar vullnetin dhe qasjen e qytetarëve tanë për demokraci ndaj politikbërjes dhe ndaj vet qytetarit.

Sot, Lëvizja e juaj, Lëvizja për Reforma i hoqi të gjitha mëdyshjet se Lëvizja jonë është një Lëvizje e madhe e njerëzve vullnetmirë ndaj qyetetit tonë, është një shtëpi e sinqertë dhe e mirë, ku gjithësecili ka të drejtë por dhe ka obligim të jap mendimin e tij për mirëqenien dhe të mirën e qytetit të tij.

Dy njësi shumë të rëndësishme, njësia 6 dhe njësia 7, sot treguan që është Lëvizja për Reforma ai subjekt politik që mban akoma gjallë shpresat e një të riu, një prindi dhe një të pensionuari që Presheva është vendi ku duhet ti harxhojmë energjitë tona positive.

Ndërsa për sfidat që do ti ndërmarim gjatë rrugës sonë, patjetër që duhen njerëz kompetent ti prijnë ato. Një jurist i sukseshëm por edhe një personalitet kredibil siç është Mendim Berisha dhe një ekonomist i sinqertë dhe një familjar shembullor siç është Vullnet Jusufi, patjetër që do të duhej të ishin në krye të këtyre dy njësive.

Rruga jonë është e gjatë, por padyshim njerëzit tanë, vullneti jonë dhe dëshira jonë e përbashkët është promotori dhe energjia jonë që gjithçka të kurorëzohet me sukses.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”