LDK në mbledhje urgjente për taksën, flet Isa Mustafa

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka arritur në selinë e partisë ku po mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kryesisë së LDK’së, raporton T7.


Mustafa ka thënë se kjo mbledhje po mbahet për t’i koordinuar punët e partisë, duke e paraqitur mbledhjen si të zakonshme.

Ai ka thënë edhe se po koordinohen me partnerin qeveritar, Lëvizjen Vetëvendosje, për të gjetur  gjuhë të përbashkët për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe.

Nuk e di se çka do te thote presidenti. Do ta percjellim tani kur te hyjme ne zyre. Jemi mbledh qe të koordinojmë punët tona ne parti sepse kemi punë çdo dite. Jemi marrë vesh që të mblidhemi ne ora 4 kur i përfundojëë punët. Ne po bisedojmë me VV që të kordinohemi e te gjejmë një gjuhë të përbashkët që sa më shpejt të fillojë dialogu, të hiqen tarifat e te krijohet një ambient ku mund te arrijmë një marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke”, ka thënë Mustafa.

Në mbledhje të kryesisë tashmë kanë arritur edhe nënkryetarët Lutfi Haziri e Agim Veliu, si dhe Avdullah Hoti.

Related posts

Austria mbyll 24 vendkalime kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë

Mbi pesë vjet burgim për shqiptarin në Zvicër që hodhi në erë bankomatin

BE-ja përgatitet për tarifa të mundshme amerikane

/