Kurti në takim me përfaqësuesit politik të Luginës rreth koalicionit për KKSH

Data 13 janar është afati i fundit për krjimin e shumicës së re për udhëheqjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar, në të kundërtën Beogradi do të emërojë një organ i përkohshëm që do të udhëheqë me KKSH deri në zgjedhjet e parakohshme.


Kështu është bërë e ditur nga shkresa e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Serbi, Tomislav Zhimanov, nëpërmjet një njoftimi dërguar kryetari të KKSH-së, Ragmi Mustafit.

“Sipas kësaj shkrese më 14 janar përmbushen kushtet ligjore për emërimin e organit të përkohshme për shkak mungesës së një marrëveshjeje për të bërë shumicën dhe bashkëqeverisur me Këshillin Kombëtar Shqiptar” – ka shkruar Mustafi në facebook, duke postuar shkresen e ministrit Zhigmanov.

PreshevaPRESS ka mësuar që sot në zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga ora 16:00 ka filluar takimi për krijimin e një shumice. Në takim janë prezent kryetari i PVDsë – Shaip Kamberi, kryetari i PDsë – Nagip Arifi, kryetari i PDSHsë – Ragmi Mustafa, kryetari i LPDsë – Shqiprim Musliu dhe kryetari aktual i KKSHsë – Ragmi Mustafi. Në takim të organizuar nga Kurti nuk janë ftuar përfaqësues të APN-së.

Përveç përfaqësuesve politik të Luginës së Preshevës në takimin me kryeministrin Kurti prezent është edhe jëshilltarja e Kurtit, Ardita Sinani.

PreshevaPRESS ka mësuar se marrëveshja e cila synonet të arrihet synon që mandati i kryetarit të KKSH-së, të ndahet me rotacion mes PVD-së dhe LPD-së. Në këtë mënyrë Mustafi do të emërohej kryetar i KKSH-së për dy vitet e ardhshme, e më pas këtë post për dy vitet e fundit ne KKSH do të udhëheqte Nevzad Lutfiu nga LPD.

Lajmi në përditësim…

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak