Kurti do t’i takojë liderët e partive shqiptare të Luginës, Arifi thotë se s’mori ftesë

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi tha se s’ka marrë ftesë nga kryeministri i Kosovës, pasi u raportua se Albin Kurti do t’i presë sot në takim liderët e partive shqiptare nga Lugina e Preshevës.


“Jo s’kemi pasë ftesë as zyrtare e as private”, tha Arifi në një përgjigje për Gazetën Express.

Ka kohë që ai nuk ka raporte të mira me Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti, ndaj të cilit ka drejtuar akuza për përçarje të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Sot u raportua se Kurti në 18:30 do t’i presë në takim liderët e partive shqiptare nga Lugina për t’iu kërkuar bashkim në një listë të përbashkët zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi.

Arifi paraprakisht ka kërkur që përfaqësuesit shqiptarë në Luginë të bëhen bashkë dhe të mos shkojnë në zgjedhje me dy lista, sikur herën e fundit. Në vitin 2020, përfaqësuesit e partive politike shqiptare kishin garuar për herë të parë në një listë të përbashkët zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të Serbisë atë vit.

Related posts

Kuvendit Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitit 2024

Qeveria e Kosovës në detyrë ndan mbi 626 mijë euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit për shqiptarët në Luginë të Preshevës

Të hënën mblidhet Kuvendi i Komunës së Preshevës, diskutohet shfrytzimi i Buxhetit për vitin paraprak

/