KRYETARI I BUJANOCIT APELON PËR KUJDES TË SHTUAR GJATË SË HËNËS NË TREG

Në mbledhjen e tetë të Shtabit për situata të jashtëzakonshme në Komunën e Bujanocit, u diskutua gjendja aktuale e shkaktuar nga pandemia COVID-19.


Sipas drejtoreshës së shtëpisë së shëndetit, Dr.Lela Jovanovi, së fundmi janë dërguar mostrat edhe të tre qytetarëve nga Komuna e Bujanocit të dyshuar me COVID-19, ku njëri ka rezultuar negativ dhe për dy të tjerë pritet rezultati në ditët në vijim.

Gjithashtu, në ketë mbledhje u vendos që të hënën të hapet tregu i gjelbërt me kushtet e përcaktuara, respektivisht me distancën sociale të ndërsjelltë.

Kryetar i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, gjatë një prononcimi për media theksoi se: “Kemi kërkuar nga Barnatorja e qytetit të jetë e hapur edhe gjatë orës policore, për shkak të nevojave të qytetarëve tanë për të blerë ilaçe. Nga e hëna do të hapet edhe tregu i gjelbërt, por gjithnjë duke respektuar distancën sociale ndërmjet njerëzve” – deklaroi Kamberi.

Sipas Kamberit ora policore për vikendin e ardhshëm do të vendoset sot nga institucionet republikane, por beson se ajo do të jetë nga e premtja ora 17:00h, e deri të hënën në ora 05:00h.

Kamberi, gjithashtu tha se pritet edhe zbutja e masave restritkive, duke përmendur se nga muaji i ardhshëm pritet të fillojnë punën lokalet e ndryshme shërbyese, por bëri thirrje se “akoma nuk ka kushte të sillemi me komoditet, dhe patjetër n’a duhet të jemi të kujdesshëm”.

Related posts

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh