Krasniqi pas takimit me Kurtin: Na ftoi sepse situata pandemike po i del nga kontrolli

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi ka folur pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.


Krasniqi tha së ky takim është thirrur pasi Kurtit po i del nga kontrolli situate pandemike në vend.

“Ka më shumë se një muaj që kemi mbajtur konferenca dhe kemi marr iniciativa ligjore në Kuvend, për fat të keq kemi pasur një sjellje arrogante dhe injoruese nga ana e kryeministrit në detyrë dhe nga ana e qeverisë. Sot isha këtu pikërisht për ta ja përsëritur kryeministrit këto gjëra.Tash kur situate po iu del nga kontrolli, një ftesë që do duhej të bëhej para 6 jave ata e kanë bërë sot”, ka deklaruar Krasniqi para mediave.

Edhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka merr pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti i cili ka thirrur partitë politike për të diskutuar rreth situatës me pandeminë COVID-19.

Ndërkaq, përfaqësues të LDK-së kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në takimin me Kurtin.

Related posts

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon