Deklarohet Vjosa Osmani pas takimit me partitë politike të ftuar nga Kurti

Kryeparlajmentarja, Vjosa Osmani ka folur për media pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.


Osmani ka thënë se në këtë takim ka marr pjesë në cilësinë e Kryetares së Kuvendit.

“Sot jam ftuar në takimin e organizuar nga qeveria për menaxhimin e pandemisë. Natyrisht, kam marr pjesë në cilësinë e kryetares së Kuvendit. Kam informuar të pranishmit për hapat që ka marr Kuvendi në këtë drejtim. Kur kemi qëllim shëndetin e qytetarëve, çështjet tjera duhet t’i lëmë anash”, ka deklaruar Osmani.

Ndërkaq, përfaqësues të LDK-së kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në takimin me Kurtin.

Ish-zëvendëskryeministri nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, kishte deklaruar se nuk ka nevojë për tryezë politike me një qeveri që i ka ditët e numëruara, dhe që dy herë radhazi e shkel kushtetutën.

“Jam plotësisht e painformuar, sapo mora vesh që ka një tjetër takim sot e unë nuk jam ftuar. Ka shumë takime që janë bërë e në të cilat unë nuk kam qenë e ftuar dhe nuk kam marr pjesë”, u shpreh Osmani.

E pyetur nga gazetarët se për çfarë arsye ka thirrur takim LDK-ja, ajo është përgjigjur se nuk ka informacion pasi ka mësuar vetëm përmes mediave.

“Askush nuk më ka informuar për takimet e fundit. Nga mediat u informova që LDK ka takim për situatën dhe zhvillimet e fundit”, tha ajo.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani është pyetur në lidhje me mundësinë që ajo të jetë e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje si mandatare për formimin e qeverisë së re.

Duke refuzuar të përgjigjet decidivisht, kryetarja e Kuvendit tha se në këtë pyetje do të përgjigjet më vonë. Ajo i quajti spekulime shumicën e këtyre hipotezave, duke mos e mohuar se disa nga to mund të qëndrojnë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në radhë të parë, unë nuk do të dua që sot të flas për këto çështje puro politike kur qëllimi i vetëm i pjesëmarrjes në këtë takim lidhet me bashkëpunimin ndërinstitucional në luftimin e pandemisë. Prandaj për pjesën e dytë të pyetjes suaj, në një moment tjetër natyrisht që do të mund të përgjigjem. Shumica dërmuese janë spekulime, por megjithatë do të përgjigjem më vonë në mënyrë që të mos përzihet tema për të cilën sot kam marrë pjesë në takim me tema të tjera”, deklaroi Osmani.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe nënkryetari i Kuvendit nga PDK, Memli Krasniqi, ishin të vetmit që i shkuan Kurtit në takimin e thirrur për të diskutuar rreth pandemisë.

Më poshtë mund të shihni deklarimin e plotë të Osmanit për media.

Related posts

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon