Karateistët e Kosovës kanë shkëlqyer në Kampionatin Mesdhetar të karatesë, që u zhvillua në Guadalajara të Spanjës, duke u kthyer me 15 medalje.
Prej tyre, shtatë të arta, katër të argjendta dhe katër të bronzta, raporton Klankosova.tv.
Falë këtij suksesi, Kosova u rendit në vendin e dytë në tabelën e përgjithshme të shteteve, menjëherë pas Spanjës.
Medalje të artë:
- Lanika Rexhepi
- Prijam Gashi
- Aid Curri
- Korab Gashi
- Suela Arifi
- Meshkujt ekipore (junior)
- Meshkujt ekipore (kadet)
Medalje të argjendtë:
- Rion Bahtiri
- Blerand Osmani
- Betim Maliqi
- Diellza Sejdijaj
Medalje të bronztë:
- Lijana Iseni
- Dea Hasanaj
- Fortesa Orana
- Vajzat në ekipore (junior).