Komuna e Preshevës në kohën kur po përballemi me pandeminë e koronavirusit ka proceduar me tenderin për Projektin për rekonstruimin e trotuarit në vlerë 100.000.000,00 dinarë apo 851 mijë euro, pa e llogaritur TVSH-në.
Kur kësaj shume i shtohet edhe tatimi në vlerën e shtuar, ky projekt qytetarëve të komunës së Preshevës do ti kushton mbi 1 milion euro. Andaj me të drejtë shtrohet pyetja se a ja vlenë ky shpenzim i buxhetit në kohën kur komuna jonë po hynë në një krizë të thell ekonomike dhe sociale si pasojë e pandemisë dhe kur varfërija e qytetarëve është më e theksuar se kurdoherë tjetër.
Ky veprim i pushtetit në Preshevë ka nxitur nënkryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të reagojë.
„Ju fraksioni i APN-së, që keni vendosur për ti dalur në ndihmë familjeve në nevojë në këtë kohë pandemie, mirë është të jeni të informuar se i pari i juaj, pikërisht në këtë kohë pandemie dhe gjatë kësaj dite, ka vendosur të procedoj tutje me TENDER- Projektin për rekonstruimin e trotuarit në vlerë 100.000.000,00 dinarë apo 851 mijë euro, pa e llogaritur TVSH-në!
Përtej gjesteve të mira dhe simbolike, mirë është ta këshilloni të parin tuaj, se prioritet tani duhet të jetë Pandemia e jo Tenderomania“ thuhet në reagimin e Ilir Sadriut, nënkryetar i PDSH-së