Abdulla Hoti është mandatar i LDK-së për të themeluar qeverinë e re të Kosovës

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka konfirmuar se Avdullah Hoti është kandidati për kryeministër të ri të vendit.

“Procedura është që Kryesia e propozon kandidatin, dhe pastaj për këtë vendos Këshilli i Përgjithshëm”, tha ai, raporton PreshevaPRESS.

Ai tha se ishte një kërkesë që unë si kryetar i LDK-së ta marrë përgjegjësinë në këtë kohë.

“Unë u arsyetova para kryesisë që jam në gjendje ta marrë këtë përgjegjësi, jo që nuk kam dëshirë”, tha ai.

Mustafa tha se nuk e pranoi postin e kryeministrit, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

“Kemi diskutuar për Avdullah Hotin, Kujtim Shalën dhe Lutfi Haziri. Me vullnetin e të gjithë jemi pajtuar që Avdullah Hoti të propozohet kandidat për kryeministër”, tha ai, raporton PreshevaPRESS.

Related posts

Evropa shënon rekord të ri të popullsisë me mbi 450 milionë banorë

Tre shqiptar të vdekur dhe 4 të lënduar në një aksident të rëndë trafiku në Koblenz të Gjermanisë

Lidët e BE-së e telefonojnë Trumpin nga Kievi për të nxitur armëpushim 30-ditor

/