KONKURS PËR TRAJNIM NË FUSHËN E GAZETARISË

Hapet konkurs për trajnim në fushën e gazetarisë, i cili realizohet nga Organizata Aktivistëve REFORMA në bashkëpunim me PreshevaPRESS, si pjesë e projektit “Zhvillimi i lirisë së medieve në Luginën e Preshevës”.

Në kuadër të projektit “Zhvillimi i lirisë së medieve në Luginën e Preshevës”, i cili realizohet nga Organizata Aktivistëve REFOMA në bashkëpunim me portalin PreshevaPRESS, e që ka për qëllim avancimin mënyrës së raportimit në vend, hapet konkursi për TRAJNIMIN E GAZETARISË!

INFORMACIONET RRETH KONKURSIT

Konkursi “Trajnimi për gazetari” është i hapur për të gjithë të rinjtë më të vjetër se 18 vjeç, ose fillestarët në fushën e medias, të cilët dëshirojnë të fitojnë njohuri e aftësi shtesë në lidhje me gazetarinë, apo synojnë të punojnë në fushën e informimit dhe prodhimit të materialeve informative.

Në kuadër të trajnimit për gazetari do të përpunohen tri tema kryesore:

  1. Njohuritë dhe aftësitë themelore për raportimin objektiv;
  2. Njohuritë e nevojshme për foto dhe video raportim;
  3. Metodat moderne të raportimit – raportimi dhe mediat sociale;

MËNYRA E APLIKIMIT

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të ndjekin këtë trajnim duhet të aplikojnë më së voni deri më 11.12.2020, ditë e premte, duke plotësuar formularin e aplikimit të cilin mundeni ta gjeni duke klikuar këtu.

Për nevojë të përzgjedhjes së pjesëmarrësve ekziston mundësia e realizimit të intervistave online, derisa do të kontaktohen vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë të seleksionimit.

Kostot e udhëtimi dhe akomodimit do të mbulohen nga organizatorët, derisa trajnimi do të realizohet në përputhshmëri me masat në fuqi për luftimin e shpërndarjes së panedmisë Covid19.

RRETH PROJEKTIT

Organizata Aktivistëve REFORMA në bashkëpunim me portalin PreshevaPRESS, ka filluar realizimin e projektit “Zhvillimi i lirisë së medieve në Luginën e Preshevës” nën përkrahjen e fondacionit evropian The European Endowment for Democracy, e që ka për qëllim avancimin e nivelit të raportimit të mediave dhe informimit të qytetarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Projekti do të zgjasë 24 muaj, në kuadër të së cilit do të prodhohen mbi 300 prodhime mediatike të ndryshme sikurse tekstuale, foto dhe video raportime, të cilat për temë do të kenë problemet socio-ekonomike dhe politike në Luginën e Preshevës.Luginën e Preshevës.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”