Konkurs për financimin e projekteve të organizatave të shoqërisë civile nga Lugina

Iniciativat Qytetare shpallin thirrje për dorëzimin e projekt propozimeve me qëllim të inkurajimit të pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të të rinjve shqiptarë në Preshevë dhe Bujanoc.


Duke fuqizuar organizatat lokale që të përdorin lidhjen e tyre me komunitetin dhe të kuptuarit e sfidave dhe nevojave lokale, synojmë të krijojmë një mjedis ku të rinjtë shqiptarë marrin pjesë aktive në ngjarje sociale dhe ku zëri i tyre dëgjohet dhe respektohet.

Aktivitetet e mbështetura mund të përfshijnë temat e mëposhtme:

Përfaqësimi në institucionet shtetërore

Rikuperimi ekonomik

Mbrojtja sociale dhe shëndetësore

Arsimimi, kultura dhe mediat

Përdorimi zyrtar i gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare

Decentralizimi në gjyqësi

Siguria

Mjetet totale të disponueshme për këtë thirrje arrijnë në 80.000 GBP, dhe mund të jepen grante deri në 15.000 GBP për partneritete ose 10.000 GBP për aplikime individuale. Kohëzgjatja e projekteve mund të jetë minimumi tre muaj, me afat përfundimi deri më 28 shkurt 2025.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve të projekteve është 31 tetor 2024. Mund të dërgoni projekt propozimet tuaja që nga data e hapjes së thirrjes më 22 gusht dhe do të merrni një përgjigje brenda një periudhe prej maksimumi dhjetë ditësh pune. Nëse projekti juaj përzgjidhet, mund të filloni menjëherë përdorimin e mjeteve.

Propozimet e projekteve mund të dorëzohen në gjuhën serbe, shqipe ose angleze, me dokumentacionin përkatës, në emailin podrska@gradjanske.org.

Tekstin e plotë të thirrjes, përfshirë kriteret e aplikimit, fushat e mbështetjes dhe udhëzimet financiare, shkarkoni duke klikuar në butonin më poshtë.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”