Kon: Pas Pashkëve penzionistëve do të i lejojohet të lëvizin të marten, premten e të dielen

Epidemiologu Predrag Kohn vlerësoi se Serbia po prosperon mirë në luftën kundër koronavirus, dhe njoftoi se me siguri do të ketë disa zbutje pas Pashkëve.


Kon kujtoi në një konferencë për shtyp të Shtabit të krizës, e cila ende nuk po ndiqet nga gazetarët, se gati 2400 persona janë testuar në 24 orët e kaluara, 304 prej të cilave ishin pozitive, për të cilat ai tha se është një tregues se situata është përmirësuar nga dita në ditë, dhe se kanë filluar të mendojnë për zbutjen e masave të caktuara.

“Duhet thënë se po qëndrojmë shkëlqyeshëm. Nëse krahasojmë të dhënat reale për milion ose 100,000 banorë – krahasojeni ato me të një vendi më të zhvilluar në botë – do të ketë një kohë kur ne do t’i analizojmë të gjitha këto dhe nuk do të kemi asgjë për të cilin do të kemi turp”, tha Kon.

Ai theksoi se, sipas rezultateve të fundit, vetëm 6.2 përqind e atyre që u testuan në Beograd ishin pozitiv, gjë që tregon se agresiviteti i koronavirusit po humbet.

Pas Pashkëve,sipas gjitha gjasave të martën, të premten dhe të dielën, gjatë orës policore, penzionistët do të lejohen të lëvizin për gjysmë ore brenda 600 metrash, ose brenda 300 metrave të shtëpisë.

“Ata do të mund të lëvizin në çdo kohë, jo të gjithë në të njëjtën kohë, por secili kur do t’i përshtatet koha, por kur të tjerët nuk janë në rrugë që mos të mund të vijnë në kontakt me dikë që mund të jetë i infektuar”, shpjegoi Kon.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”