Zgjedhjet e rregullta lokale në vitin 2024 do të mbahen në 88 qytete dhe komuna, duke përfshirë 23 komuna të qyteteve në Beograd, Nish dhe Pozharevc.
Data më e hershme për mbajtjen e njëkohshme të të gjitha zgjedhjeve lokale, me përjashtim të Beogradit të Ri, është e diela, 9 qershori, ndërsa data e fundit ligjore për daljen në zgjedhje është 14 korriku.
Qytetarët e Beogradit do të jenë të vetmit në Serbi që do të kenë mundësinë të votojnë dy herë këtë vit: herën e parë të dielën, më 2 qershor, kur do të votojnë për mbledhjen e re të Kuvendit të qytetit, ndërsa vetëm pak javë më vonë, qytetarët e Beogradit do të plotësojnë fletëvotimet në zgjedhjet për këshilltarët e 17 komunave.
Qytetet e Serbisë në të cilat do të votohet janë Nishi, Novi Sadi, Subotica, Zrenjanini, Kikinda, Vërshaci, Pançeva, Sombori, Mitrovica e Sremit, Valeva, Pozharevci, Jagodina, Uzhica, Çaçaki.
Komunat ku do të votohen janë Baçka Topolla, Igjoshi Vogël, Zhitishte, Beçeji Ri, Ada, Kanjizha, Senta, Çoka, si dhe në mesin e shumë komunave tjera, do të votohet edhenë Bujanoc.
Të gjitha informacionet në lidhje me Zgjedhjet lokale në Luginë mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin ZGJEDHJET LOKALE 2024.