KOMUNA E BUJANOCIT KA HAPUR KONKURSIN PËR BASHKËFINANCIM TË PROJEKTEVE NË FUSHËN E INFORMIMIT

Komuna e Bujanocit shpall konkursin mbi financimin e projekteve dhe programeve vjetore në fushën e informimit për vitin 2020’të – afati deri më 9 mars.


Nëpërmjet postimit në faqen zyrtare, Komuna e Bujanocit, respektivisht, kryeshefi i Administratës komunale të Bujanocit, Fadil Aliti, shpall thirrjen publike për pjesëmarrje në konkursin për bashkëfinancimin e projekteve në realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik në territorin e komunës së Bujanocit, për vitin 2020-të.

Sipas kësaj thirrjeje, konkursi për ketë fushë kap shumën prej 4.61 milionë dinarëve, derisa është ndarë në dy masa.

Shuma më e ulët e mjeteve të cilat mund të ndahen për projekt për masën 1 të thirrjes publike është 50.000,00 dinarë, kurse shuma më e lartë e mjeteve të cilat mund të ndahen për projekt është 300.000.00 dinarë.

Shuma më e ulët e mjeteve të cilat mund të ndahen për projekt për masën 2 të thirrjes publike është 50.000,00 dinarë, kurse shuma më e lartë e mjeteve të cilat mund të ndahen për projekt është 1.000.000.00 dinarë.

Vlera totale e projekteve, nuk financohet më shumë se 80%, dhe kërkohet një bashkëfinancim nga aplikuesi.

Afati i kohëzgjatjes së konkursit është nda data 21 shkurt deri më 9 mars.

Për detaje më të hollëishme rreth konkurost klikoni këtu ->>> KONKURS.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”