Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës fillon fushatën parazgjedhore nga Tërrnoci

Mbrëmë, kryetari i Partia për Veprim Demokratik, njëherit bartës i listës “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” ka mbajtur takim me strukturat e saja në nëdegën e Tërnocit, nga ku, ka kërkuar mobilizimin të të gjithëve për zgjedhjet parlamentare të 3 prillit.


Është kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ai i cili sqaroi momentumin e rëndësishëm, në të cilin ndodhet rajoni e veçmas Serbia, ku pas vitit 99’të, shqiptarët si pakicë kombëtare, kanë mundësinë e përparimit në të drejtat e tyre kolektive.

Përveç Kamberit, në tubimin e mbajtur në fshatin Tërrnoc, kanë folur edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar – Ragmi Mustafa, dhe kryetarja e Komunës së Preshevës – Ardita Sinani.

Ai për më shumë, ka thënë se PVD është e gatshme të bisedojë me qeverinë, por për çështje si plani shtatë pikësh e etj.

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin