KNSH: TË PËRJASHTOHET LUGINA NGA MASAT RECIPROKE PËR SERBINË

Pas paralajmërimit se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, ministri i punëve të brendshme Ekrem Mustafa do të propozojë si pikë të rendit të ditës vendimin për masën e reciprocitetit ndaj Serbisë për targat dhe patentë-shoferët, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, iu ka drejtuar me shkresë Ministrit Ekrem Mustafa që në një rast të tillë të mos përfshihen edhe qytetarët e Luginës së Preshevës.

“KKSH-ë përshëndet vendimet e Qeverisë së Kosovës që e fuqizon shtetësinë e Kosovës”, por, “duke qenë se autoritetet shtetërore të Republikës së Serbisë vazhdojnë diskriminimin mbi baza etnike ndaj shqiptarëve në Serbi; mbështetja e Qeverive të Republikës së Kosovës mbetet jetike për ruajtjen e substancës së tyre kombëtare, sidomos në Luginën e Preshevës” thuhet në shkresë.

Pak ditë më parë ministri Mustafa ka thënë se gjatë mbledhjes së ardhshme të Qeverisë do ta ngre temën e masave të reciprocitetit duke filluar prej mos njohjes së tabelave dhe te gjitha dokumenteve që Serbia nuk na i njeh neve.

“Masat të cilat pretendohen të ndërmerren duhet shtuar kujdesin në raport me qytetarët shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Masat e tilla godasin qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës,e që do të shprehej si një diskriminim i dyfishtë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës” përfundon shkresa.

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak