Klubi futbollistik “Tërrnoci” ka bërë thirrje publike nga Bujanoci, Tetova, Peja, Ulqini e Durrësi për strehim të fëmijëve në turneun mbarëkombëtarë i cili zhvillohet nga data 23 deri në 25 maj për kategorin U15.
Në një postim në rrjetin social facebook Klubi “Tërrnoci” ka treguar se nuk kanë mundësi për të sistemuar të gjithë fëmijët por ka bërë thirrje që të lajmërohen të gjitha familjet e fëmijëve nikoqirë që të ofrojnë shërbim në vendqëndrimet e tyre për dy netë.
“Me që KF “Tërrnoci” nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të sistemuar të gjithë fëmijët pjesmarrës. Ftojmë të gjith familjet e fëmijëve nikoqirë, por edhe familjet e tjera, që sipas mundësive të ofrojnë strehim për 1,2 apo 3 fëmijë për dy net të turneut”, ka shkruar klubi në facebook.
Portali Preshevapress ka kërkuar përgjigje për numrin të cilën kanë arritur të i sugurojn strehim për ditët që do të mbahet turneut i futbollit dhe nga përgjigja që kemi marrë rezultojnë që një pjesë e fëmijëve janë strehuar dhe se pritet që edhe një pjesë deri nesër të strehohen.
“Deri tani janë sistemuar një pjesë dërrmuese. Po shpresojmë që deri nesër të sistemomojmë edhe pjesën e mbetur”, kanë thënë për portalin Preshevapress Klubi Tërrnoci.
Ky është ogranizimi i 3 nga ky klub dhe ky turne mbahet tash e 20 vite i cili është turne më serioz që organizohet.