KKSH fillon procedurat për shpërndarjen e Fondit të Kosovës për Luginën e Preshevës

Në seancën e Këshillit Kombëtar Shqiptar është aprovuar edhe projekt propozimi për mjetet e qeverisë së Kosovës prej 3 milion euro të ndara për Luginën e Preshevës për vitin 2023.


Me këtë hap KKSH ka ndërmarrë hapin e parë në lidhje me Fondin e Qeverisë së Kosovës për Luginën e Preshevës, e që këtë vit arrinë vlerën prej 3 milion eurove.

Sipas njoftimit të KKSH-së, ky fond do të ndahet për të avancuar pozitën socio politike të shqiptarëve në Luginë në katër fushat  që janë në kompetencat e KKSH-së.

Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë:

Projekt propozimi i KKSH-së për Fondin e Kosovës, dedikuar për Luginën e Preshevës

Të nderuar qytetarë

Këtë projekt propozim dhe tërë këtë proces e konsideroj si nder të jetës sime, duke pasë parasysh vullnetin që nga ky fond të përfitojnë të duhurit dhe që taksat e vëllezërve tanë nga Kosova t’i menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ky është projekt propozimi:

Arsimi:

    • Bursa për studentët e Luginës. Të përfshihen të gjithë studentët duke u kategorizuar sipas notës mesatare dhe vendit të ndjekjes së studimeve, do të përfshihen edhe studentët e vitit të parë.
    • Mbështetje financiare për nxënësit pa asnjë prind ose vetëm me një prind(prindërit e të cilëve kanë vdekur) dhe familjet që kanë 3 ose më shumë fëmijë në procesin edukativo-arsimor.
    • Mbështetje për fëmijët dhe nxënësit me nevoja të veçanta. Projekte që kanë në fokus këtë kategori.
    • Shkollat fillore dhe të mesme që kanë projekte e vizion për të digjitalizuar mësimin ose për të avancuar metodat e mësimdhënies. Paisja e shkollave me kabinete, tabela interaktive.
    • Çerdhet – paisje me mjete inovative për edukimin e fëmijëve.
    • Fond për stimulimin e nxënësve më të mirë të shpallur nëpër shkollat shqipe.
    • Tekstet mësimore për nxënësit e shkollave fillore.

Kultura:

    • Finacimi i projekteve të Shoqërive Kulturoro-Artistike
    • Financimi i projekteve që mbrojnë dhe promovojnë vlerat dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.
    • Financimi i projekteve të institucioneve (Shtëpitë e Kulturave, bibliotekat, qendra e Sportit).
    • Financimi i projekteve të shkollave të sportit, klubet e sportit.
    • Fond i veçantë për përkrahjen e talentëve të rinjë (përkrahje individuale për të rinjët e dëshmuar në arsim, kulturë, sport).
    • Grupet joformale që kanë projekte në fushat e kulturës dhe nismat individuale të personave me ide kreative.
    • Fond për aktivitete lobuese për sensibilizimin e çështjes së Luginës nëpër institucionet relevante ndërkombëtare.

Përdorimi gjuhës dhe simboleve:

    • Financimi i projekteve që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Presheves në fushat e veprimit të KKSH.
    • Financimi i projekteve mbi funksionimin e sistetmit në respektimin e gjuhës shqipe në institucionet publike.
    • Krijimi i kapaciteteve fizike për zhvillimin e identitetit kombëtar.

Informimi:

    •  Avancimi i informimit në gjuhën shqipe
    • Sensibilizimi kundër diskriminimit dhe shkeljes së të drajtave fundamentale të shqiptarëve.
    • Hulumtime për pozitën e vështirë të shqiptarëve në fushat përkatëse të veprimtarisë së KKSH-së.

Ky projekt propozim ka kaluar në seancën e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Duhet rikujtuar se vitin e kaluar KKSH nuk ka arritur të dakordohet rreth mënyrës së shpërndarjes së mjeteve, gjë që ka shkaktuar edhe mosrealizimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës për Luginën e Preshevës në vlerë prej 3 milonë eurove.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”